Dikush e hëngri bananen e ngjitur në mur, si pjesë e veprës artistike që kushton 120,000 dollarë - Gazeta Express
string(94) "dikush-e-hengri-bananen-e-ngjitur-ne-mur-si-pjese-e-vepres-artistike-qe-kushton-120000-dollare"

Dikush e hëngri bananen e ngjitur në mur, si pjesë e veprës artistike që kushton 120,000 dollarë

Gazeta Express

08/12/2019 17:14

Kur një artist e ngjiti një banane në mur me një shirit, për ta vendosur në një ekspozitë dhe e vlerësoi  me 120,000 dollarë, të gjithë kemi mundur të mendojmë, se si mund të përfundojë ngjarja.

Vepra e artit e punuar nga Maurizio Cattelan, është dëmtuar rëndë, kur në mënyrë shumë jo ceremoniale, dikush e ka hequr nga muri i muzeut Art Basel Miami Beach dhe e hëngri, derisa të pranishmit shikonin të habitur dhe e regjistronin.

Lexo Edhe:

“Shumë më pëlqen ky instalim, është i shijshëm”, ka shkruar David Datuna në Instagram, krahas pamjeve kur shihet një njeri me lëvoren e bananes në dorë. Derisa ai qeshte, të pranishmit e filmonin incidentin, derisa një grua e pyeti se si quhet.

View this post on Instagram

“Hungry Artist” Art performance by me ? I love Maurizio Cattelan artwork and I really love this installation It’s very delicious ?

A post shared by David Datuna (@david_datuna) on

Mbetet e paqartë nëse banania që është hëngër, ia ka humbur vlerën e veprës së artit, apo nëse Cattelan planifikon të blejë më shumë banane dhe të fillojë përsëri. Për këtë, BBC e ka kontaktuar galerinë për komente.

Titulluar “Comedian”, kjo vepër arti përfshin një banane të blerë në një dyqan ushqimesh në Miami dhe një ngjitës të vendosur mbi të, transmeton Telegrafi.

Emmanuel Perrotin, themeluesi i galerisë, tha për CNN se “bananet janë simbol i tregtisë botërore dhe një mjet komik, kanë kuptime të dyfishta”.

Cattalan njihet për skulpturat që sfidojnë publikun.