Dikur yll i basketit në Kosovë, sot shet parfume - Gazeta Express
string(47) "dikur-yll-i-basketit-ne-kosove-sot-shet-parfume"

Syzana Hajradini

04/03/2020 10:44

Dikur yll i basketit në Kosovë, sot shet parfume

Syzana Hajradini

04/03/2020 10:44

Eroll Pepiqi, Artan Mehmeti, Fikret Handzic, Naim Hajrizi, Besim Braha, Vllaznim Selmani, Afrim Ramaxhiku, Fatmir e Vilson Broja, ishin gjenerata e art e basketbollit të Mitrovicës, të cilët vendit të tyre i sollën emocione të forta e kujtime të paharruara.

Eroll Pepiqi, ishte vetëm 15 vjeç kur filloi të merret me basketboll, ani pse gjatë këtij rrugëtimi u ballafaqua me shumë sfida. Ndonëse kohë e vështirë, fal trajnerit tashmë të ndjerë, Ahmet Behramit, Erolli së bashku me shokë realizuan ëndrrën e tyre që Torcidasëve t’iu dhurojnë dashuri për këtë sport.

Lexo Edhe:

Pos kësaj, ata u bën shumë herë kampion të Kosovës, ndërkaq përfaqësuan vendin e tyre në ndeshje ndërkombëtare.

Eroll Pepiqi, është pensionuar nga basketbolli aktiv në vitin 2010 dhe ka kohë që nuk ka qenë pjesë e palestrës, ani pse ka një dashuri të jashtëzakonshme për këtë sport.

Karriera e tij prej 20 vjetësh i kishte edhe anët e saj negative, kjo pasi në Kosovë, kur sportistët pensionohen nuk gëzojnë trajtimin e merituar e madje as pensione.

Kështu, për një jetë më të mirë, Erolli detyrohet që të bëjë punë krejt tjera.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme.