Dikur të shpeshta në Kosovë, sot buallicat janë në zhdukje - Gazeta Express
string(56) "dikur-te-famshme-ne-kosove-sot-buallicat-jane-ne-zhdukje"

Gazeta Express

20/02/2020 16:52

Dikur të shpeshta në Kosovë, sot buallicat janë në zhdukje

Gazeta Express

20/02/2020 16:52

Balta dhe këneta janë rehatia më e madhe e buallicave, e një rehati të tillë po e shijon edhe kjo, e cila tani ka plot 18 vjet.

Gazetare: Aurora Amerllahu

Lexo Edhe:

Edhe pse specie në zhdukje, nga ky gjitar nxirren dobi të shumta e cilësore

Ndryshe quheshin traktor i gjallë, pasi para shumë vitesh, ato përdoreshin për tërheqje, meqenëse njihen si kafshë të fuqishme. Në secilën shtëpi mbahej së paku një e tillë, ndërsa sot kjo ka ndryshuar dhe të pakta janë familjet që mbajnë, raporton emisioni #gjesi në T7.

Ndërkaq, kjo fermë mban mbi 300 buallica tash e shumë vite, e për të cilat ka një kujdes shumë të veçantë.

Bledion Rushiti është veterinari, i cili mbikëqyr shëndetin e të gjitha këtyre buallicave. Ai tregon pse specia e tyre është drejt zhdukjes.

E sa i përket të ushqyerit, ato kanë po të njëjtat kërkesa sikurse lopët. Por Bledioni tregon se cilat janë arsyet që mishi i tyre cilësohet më i shëndetshëm.

Pos kësaj, qumështi është ai që e bën më të veçantë këtë kafshë.

Siç dihet, prej qumështit vijnë edhe produktet tjera, të cilat sot në tregun tonë thuajse janë më të kërkuarat.

Pos kësaj, prej shumë kohësh dhjami i buallicës është përdorur për shërimin e shumë sëmundjeve./Express/