Dikur rivalë, Joz Marku ngushëllon Gjestin për humbjen e vëllait: Qoftë lule e xhenetit.. - Gazeta Express
string(85) "dikur-rivale-joz-marku-ngushellon-gjestin-per-humbjen-e-vellait-qofte-lule-e-xhenetit"

Yjet

Gazeta Express

26/09/2025 21:17

Dikur rivalë, Joz Marku ngushëllon Gjestin për humbjen e vëllait: Qoftë lule e xhenetit..

Yjet

Gazeta Express

26/09/2025 21:17

Pas lajmit të dhimbshëm për ndarjen nga jeta të Eldion Kelmendit, vëllait të fituesit të “Big Brother VIP 4”, Gjesti, ka reaguar edhe ish-banori i shtëpisë së famshme, Jozefin Marku.

Përmes një postimi emocional në Instagram, Marku ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta për familjen Kelmendi, duke shkruar:

“Lajm i trishtë për humbjen e një jete kaq të re, na i preke zemrat të gjithëve. Uroj që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar dhimbjen. Qoftë lule e xhenetit.”

Ngjarja tragjike që ndodhi në Treboviq të Pejës ka prekur jo vetëm familjarët, por edhe opinionin publik dhe komunitetin artistik në Kosovë e Shqipëri. Reagime të shumta të ngushëllimi vijojnë të mbërrijnë në rrjetet sociale për Gjestin dhe familjen e tij.