Dikur rivalë, çka thotë tani Noizy për Ledrin - Gazeta Express
string(44) "dikur-rivale-cka-thote-tani-noizy-per-ledrin"

Rozë

Gazeta Express

25/08/2024 23:12

Dikur rivalë, çka thotë tani Noizy për Ledrin

Rozë

Gazeta Express

25/08/2024 23:12

Ledri Vula dhe Noizy, jo gjithmonë kanë pasur raporte të mira me njëri-tjetrin.

Ka qenë Rigels Rajku (emri i vërtetë) i cili në një nga këngët e tij i bëri ‘diss’ artistit nga Kosova, për shkak të lidhjes që kishte me Dafina Zeqirin.

E në anën tjetër, të dy ishin në grupe të ndryshme rivalë, si në OTR ashtu edhe në Babastars.

Sidoqoftë, të njëjtit shihet se tani janë miq të mirë dhe se po vazhdojnë të jenë përkrahës.

Noizy ka shijuar së fundmi një nga performancat e Ledrit në një mbrëmje, ku edhe i ka dedikuar disa fjalë.

“Një dhe i vetmi”, ka qenë përshkrimi teksa Ledri ishte në skenë.

Ata kanë lënë pas hatër-mbetjet dhe po vijojnë me projekte të ndryshme. /Telegrafi/