Dikur punonte si shitës në rrugë e tash u ftua nga Argjentina, jeta përrallore e Lautaros - Gazeta Express
string(88) "dikur-punonte-si-shites-ne-rruge-e-tash-u-ftua-nga-argjentina-jeta-perrallore-e-lautaros"

Futboll

Gazeta Express

08/10/2025 11:02

Dikur punonte si shitës në rrugë e tash u ftua nga Argjentina, jeta përrallore e Lautaros

Futboll

Gazeta Express

08/10/2025 11:02

Thonë se jetës nuk i dihet kurrë, gjithçka mund të ndryshojë në çdo moment.

Dhe, diçka e tillë ka ndodhur edhe me Lautaro Riveron, shkruan “Gazeta Express”.

Futbollisti i River Plates është risia më e madhe e Kombëtares së Argjentinës për ndeshjet e tetorit.

Por, nëse kthehemi prapa në kohë, historia dhe jeta e qendërmbrojtësit argjentinas është si në përralla.

Dy vjet më parë mbijetonte duke shitur biskota në rrugë, kurse tash do ta ndajë dhomën e zhveshjes me Lionel Messin dhe yjet e tjerë të Kombëtares argjentinase.

“Objektivi im i parë është të jem në gjendje ta ndihmoj familjen time. Ne jemi njerëz shumë të përulur dhe punëtorë. Gjëja e parë që dua është që ata të jenë më mirë dhe të kenë gjithçka që meritojnë”, thoshte Rivero dy vjet më parë.

E tash, 22-vjeçari është i gatshëm për të dhënë gjithçka për Argjentinën, duke filluar nga miqësoret e këtij muaji ndaj Venezuelës dhe Porto Rikos. /Gazeta Express