Dikur ishte femra më e bukur në Kroaci, sot nuk do ta njihni si duket - Gazeta Express
string(68) "dikur-ishte-femra-me-e-bukur-ne-kroaci-sot-nuk-do-ta-njihni-si-duket"

Rozë

Gazeta Express

20/02/2025 14:32

Dikur ishte femra më e bukur në Kroaci, sot nuk do ta njihni si duket

Rozë

Gazeta Express

20/02/2025 14:32

Ish-Miss Universe Kroacia, Ivana Paris, ishte një nga personazhet më të ndjekur në Ballkan pak më shumë se 10 vjet më parë, dhe pas tërheqjes së saj nga sytë e publikut, pak do ta njihnin atë.

Ivana Paris fitoi titullin Miss Universe Kroacia në vitin 2002 dhe prej disa kohësh nuk është shfaqur në publik, ndaj shfaqja e saj e fundit ka habitur shumë njerëz.

Përkatësisht, Net.hr ka publikuar foton e saj, e në krahasim me edicionet në të cilat shumë e kujtojnë, dallimi është i dukshëm.

Katër vite më parë, Ivana u përball me një tragjedi të madhe familjare. Motra e saj e vogël ndërroi jetë papritur, pas së cilës ajo u tërhoq nga sytë e publikut.

Gjithashtu, në vitin 2020, ajo u divorcua nga Dino Bubiçiq, ish-Mister Kroacia, pas gati 10 vitesh martesë. Ata kanë dy djem së bashku.

Pas karrierës së saj të modelingut, ajo ndërroi profesion dhe u bë menaxhere e një klubi të Zagrebit, ku u njoh me partnerin e saj të ri, me të cilin u fejua vitin e kaluar.

Gjithashtu, në një intervistë në vitin 2024, ajo tregoi se kishte një sërë problemesh shëndetësore, por që ia doli t’i kapërcejë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement