Dikur imazhi i çokollatës së famshme, kështu duket sot djaloshi - Gazeta Express

Dikur imazhi i çokollatës së famshme, kështu duket sot djaloshi

Fun

Gazeta Express

04/11/2021 8:41

Kur Alessandro Eger u shfaq në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia shumë pyetën veten se kush ishte ky burrë i pashëm dhe elegant.

Në pamje të parë, fytyra e tij mund të mos jetë e njohur, por në fakt ai mund të sjellë kujtime të ëmbla fëmijërie për shumë prej nesh. Dhe kjo ndodh sepse Alessandro është fëmija që shfaqet në paketimet e çokollatava Kinder, të cilat shumë nga ne i preferojnë.

Lexo Edhe:

Ai nuk është më një djalë vogël. Tashmë është 30 vjeç dhe merret me modeling. Ai është me origjinë serbo-italiane dhe pas suksesit në botën e modelingut është gati të provojë veten edhe në ekranin e filmit. Alessandro më 6 shtator 1991 në Beograd, por shumë shpejt u shpërngul me familjen në Itali për t’i shpëtuar luftës. Pjesa tjetër është histori; ai u bë një nga fytyrat më të famshme nga ëmbëlsirat e preferuara të çdo fëmije. Ajo fytyrë e qeshur në kopertinën e çokollatave më të famshme është pikërisht e tij dhe e ka zbukuruar atë prej disa vitesh.

View this post on Instagram

A post shared by Alessandro Egger (@alessandroegger)

Që atëherë ka kaluar shumë kohë, por pasioni i tij për të pozuar para aparateve nuk ka të ndalur. Ai u bë një model profesionist dhe u pa shpesh në shfaqjet prestigjioze të modës madje punoi për shtëpitë luksoze të modës “Dolce & Gabbana” dhe “Versace”. Por, kjo nuk është e gjitha, pasi pasioni i tij ishte i drejtuar edhe drejt aktrimit, kështu që në moshën 17-vjeçare ai u anagzhua edhe në reklama të ndryshme.

Ai nuk heziton të tregojë trupin e tij muskuloz. Në shumë foto nuk ngurron madje as të shfaqet pak më intim duke i lënë shumë pak vend imagjinatës. 30-vjeçari i pashëm serb ka sot 122 mijë ndjekës në Instagram dhe 500 postime për momentin. /Dosja.al