Afrim Tovërlani u largua së fundmi nga drejtimi i Kombëtares U-21 të Kosovës duke e marrë në dorë FC Prishtinën.
E vendimin e “Tokit” për t’i dhënë fund eksperiencës tek “Dardanët e Rinj” e ka kritikuar ish-gjyqtari i njohur kosovar, Hajriz Hajdari, shkruan “Gazeta Express”.
Ky i fundit ka komentuar në faqen zyrtare të FFK-së, e cila njoftoi për ndarjen me Tovërlanin dhe emërimin e Hekuran Kryeziut në krye të Kosovës U-21.
Hajdari e ka përmendur një thënie të “Tokit”, i cili thoshte “Kombëtarja nuk është vend për interesa personale”, e ndërkohë shprehet se ish-futbollisti i njohur kosovar tash e bëri vetë pikërisht të njëjtën gjë.
Më poshtë mund ta lexoni komentin e Hajriz Hajdarit, i cili njëherësh i jep edhe këshilla selektorit të ri, Kryeziu. /Gazeta Express
