Dikur figura të rëndësishme të VV'së në Llap, tash me Ekrem Hysenin e LDK-së: Ora e ndryshimit po afron - Gazeta Express
string(100) "dikur-figura-te-rendesishme-te-vvse-ne-llap-tash-me-ekrem-hysenin-e-ldk-se-ora-e-ndryshimit-po-afron"

Lajme

Gazeta Express

11/10/2025 10:32

Dikur figura të rëndësishme të VV’së në Llap, tash me Ekrem Hysenin e LDK-së: Ora e ndryshimit po afron

Lajme

Gazeta Express

11/10/2025 10:32

Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekerem Hyseni, ka publikuar sot një fotografi duke pirë kafe bashkë me disa figura të rëndësishme që dikur përkrahnin LVV-së në Llap.

Ditë më parë Hyseni kishte lajmëruar se ka marrë përkrahjen e Ajet Poterës, derisa sot Hyseni ka lajmëruar se atij i janë bashkuar edhe Bedri Maqastena, Besnik Mulliqi e Bujar Hasani, që dikur ishin në LVV.

“Bashkë me Ajet Poterën, Bedri Maçastenën, Besnik Mulliqin e Bujar Hasanin, për ndryshimin e madh e të domosdoshëm! Ora e ndryshimit të madh po afron! Ndryshimi i madh nisë nga nesër!”, ka shkruar Hyseni./Express/