string(139) "dikund-ne-dosje-eshte-edhe-emri-i-vrasesit-te-ahmet-krasniqit-njeri-i-bandes-se-fatmir-haklajt-zemaj-thote-se-duhet-te-zbardhen-te-vertetat"

Gazeta Express

07/05/2025 22:36

“Dikund në dosje është edhe emri i vrasësit të Ahmet Krasniqit – njeri i bandës së Fatmir Haklajt”, Zemaj thotë se duhet të zbardhen të vërtetat

Gazeta Express

07/05/2025 22:36

Në emisionin Pressing në T7 është diskutuar për të vërtetën e familjes për Tahir Zemajn, ku në studio është familjari i tij, Armend Zemaj. Aty u fol edhe për vdekjen e Ahmet Krasniqit.

“Dikund në dosje është edhe emri i vrasësit të Ahmet Krasniqit, që është pjesë e bandës së Fatmir Haklajt”, tha Zemaj.

Tutje ai tha se duhet të zbardhen të vërtetat, e që sipas tij, të parët që duhet të flasin janë eprorët e tyre, që fatmirësisht janë gjallë.

“Të flasin ata që kanë qenë protagonistë, të flasin për pozicionin e tyre. E para duhet me fol kolegët e tyre, eprorët e tyre që janë gjallë fatmirësisht. Ky i cili tash është në gradën më të madhe, Rrustem Berisha, po ashtu edhe Ahmet Alushani që ka qenë kompetent si kuadra të Minsitrisë së Mbrojtjes. Mund të flet Nazif Ramabaja, Musë Gjakova, Fadil Hadëegjonaj, Kemajl Shaqiri, Esat Ademaj janë dhjetëra që janë gjallë”, tha ai.