"Dikujt po i duket se i erdhi dita, s'po mund të shkëputen nga koalicioni i 20 vjeçarit" VV mesazh Limajt nëpërmjet Manxhukës? - Gazeta Express
string(120) "dikujt-po-i-duket-se-i-erdhi-dita-spo-mund-te-sheputen-nga-koalicioni-i-20-vjecarit-vv-mesazh-limajt-nepermjet-manxhukes"

Lajme

Gazeta Express

26/07/2025 21:47

“Dikujt po i duket se i erdhi dita, s’po mund të shkëputen nga koalicioni i 20 vjeçarit” VV mesazh Limajt nëpërmjet Manxhukës?

Lajme

Gazeta Express

26/07/2025 21:47

Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, para pak minutash ka dhënë parashikimin e tij për atë se ku “ka zënë sharra në gozhdë”. Sipas tij, gjithçka lidhet me 14 shkurtin 2021.

Sipas tij, njëri krah dëshiron të kthehet para kësaj date, derisa krahu tjetër të vazhdojë përpara me reforma. Manxhuka ka shkaru se Kurtit i duhen votat, por jo me bindjen e dikujt se “i erdhi dita”.

“Nyja politike apo sharra në gozhdë sot është te pikëprerja para dhe pas 14 shkurtit 2021. Një krah që do me u kthy para asaj dhe një që do të vazhdojë përpara me reforma. Lëvizjes VETËVENDOSJE! e Albin Kurtit i duhen votat, por jo me çdo kusht dhe jo nga e me bindjen e ndokujt që i duket se ‘i erdhi dita’”, ka shkruar Manxhuka.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! është fituese absolute e zgjedhjeve dhe si e tillë u ka bërë ftesë disa prej subjekteve parlamentare opozitare për qeverisje. Siç duket ata nuk mund të shkëputen nga koalicioni i 20 vjeçarit, prandaj edhe kërkojnë rikthimin para 14 shkurtit 2021”, ka shtuar tutje.