string(94) "diku-feste-e-diku-tjeter-proteste-sindikatat-e-punetoreve-ne-mbare-boten-marshojne-per-1-majin"

Lajme

Gazeta Express

01/05/2025 12:54

Diku festë, e diku tjetër protestë – Sindikatat e punëtorëve në mbarë botën marshojnë për 1 majin

Lajme

Gazeta Express

01/05/2025 12:54

Mijëra njerëz janë mbledhur në një park të Tokios të enjten dhe kanë marshuar nëpër rrugë për 1 majin.

Festa, e njohur edhe si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ose Dita e Punës shënon betejat apo arritjet e punëtorëve dhe lëvizjes punëtore në mbarë botën.

Organizatorët amerikanë thonë se mesazhi i tyre këtë vit përqendrohet në luftën kundër politikave të Presidentit Donald Trump që synojnë emigrantët, punëtorët federalë dhe nismat e diversitetit.

Ndërkohë, punëtorët industrialë dhe anëtarët e Konfederatës Koreane të Sindikatave janë mbledhur në Korenë e Jugut pranë përpara se të bashkoheshin në mitingun kryesor të Ditës së 1 Majit.

Sindikata të tjera që morën pjesë në tubimin në Seul përfshinin Sindikatat e Punëtorëve të Ndërtimit dhe Sindikata e Punëtorëve të Transportit Publik.