Digjet xhamia në Shqipëri, dëme të mëdha materiale - Gazeta Express
string(49) "digjet-xhamia-ne-shqiperi-deme-te-medha-materiale"

Lajme

Gazeta Express

21/03/2025 8:59

Digjet xhamia në Shqipëri, dëme të mëdha materiale

Lajme

Gazeta Express

21/03/2025 8:59

Mëngjesin e sotëm në Shupenzë të Bulqizës, një xhami është përfshirë nga flakët duke u djegur në një pjesë të madhe të saj.

Siç raportojnë mediat shqiptare, zjarri ka rënë rreth orës 06:00, vetëm 10 minuta pasi hoxha ishte larguar nga objekti fetar.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës dhe policisë, zjarri ka qenë i pamundur për t’u shuar, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Aktualisht, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e zjarrit. Nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm, ndërsa pritet një ekspertizë për të përcaktuar origjinën e flakëve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement