Digjet statuja e Melania Trump në Slloveni - Gazeta Express
string(42) "digjet-statuja-e-melania-trump-ne-slloveni"

Gazeta Express

09/07/2020 10:27

Digjet statuja e Melania Trump në Slloveni

Gazeta Express

09/07/2020 10:27

Një skulpturë prej druri e Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump është hequr, pasi iu vu flaka gjatë festimeve të fundjavës së 4 korrikut, Ditën së Pavarësisë së Amerikës.

Brad Downey, një artist amerikan me qendër në Berlin, tha se skulptura ishte në gjendje të mirë, por tani u shkrumbua dhe u shpërfytyrua. Statuja e Melanias u hoq menjëherë nga policia më 5 korrik, sapo kjo e fundit mori njoftimin për shkatërrimin e saj, transmeton Shqip.

Lexo Edhe:

“Unë dua të di pse e bënë këtë”, tha Downey, i cili kishte shpresuar se statuja do të nxiste një dialog për situatën politike në Shtetet e Bashkuara, duke theksuar statusin e Melania Trump si një emigrante e martuar me një president të përbetuar për të zvogëluar emigracionin.

Javët e fundit, presidenti Donald Trump është zotuar të marrë masa të ashpra për këto që shkatërron dhe vandalizon monumentet historike të SHBA, ndërkohë që vendi është përfshirë nga debati dhe protesta mbi racizmin.