Digjet stacioni policor në Bruksel - Gazeta Express
string(34) "digjet-stacioni-policor-ne-bruksel"

Digjet stacioni policor në Bruksel

Lajme

Gazeta Express

14/01/2021 10:35

Brukseli u mbërthye nga protesta të dhunshme që lidhen me vrasjen e një personi me ngjyrë nga policia teksa po filmonte një ndërhyrje të uniformave blu.

23-vjeçari i quajtur Ibrahim vdiq më vonë në stacionin e policisë pasi ishte arrestuar në rrethana ende të paqarta. Sipas raportimeve, familja e tij ishte informuar vetëm gjashtë orë më vonë.

Lexo Edhe:

Pak pas tragjedisë në kryeqytetin belg nisën trazirat. Në pamje të shpërndara në rrjetet sociale shiheshin grupe protestuesit që në dukje po i vinin zjarrin një stacioni policie. Ndërsa policë të armatosur qëlluan ndaj protestuesve, me plumba gome.