Digjet një veturë në veri, Policia jep detaje - Gazeta Express
string(44) "digjet-nje-veture-ne-veri-policia-jep-detaje"

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 13:33

Digjet një veturë në veri, Policia jep detaje

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 13:33

Një veturë është djegur sot në orët e para të mëngjesit në Zveçan.

Policia ka thënë se, sipas dëshmive dhe të dhënave fillestare, dyshohet se vetura është përfshirë nga zjarri si pasojë e instalimit të rrymës.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Mitrovicë Veri, informon opinionin publik se më 22.08.2028 rreth orës 01:00 në Zveçan është raportuar për djegien e një veture. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore si dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Po ashtu ne vendin e ngjarjes kane dale edhe ekspertet e zjarrit. Sipas dëshmive dhe të dhënave fillestare, dyshohet se vetura është përfshirë nga zjarri si pasojë e instalimit të rrymës. Hetimet rreth rastit janë duke vazhduar me qëllim të ndriçimit të plotë të shkaqeve”, thuhet në njoftim.