Digjet një veturë në Gostivar, nuk ka të lënduar - Gazeta Express
string(47) "digjet-nje-veture-ne-gostivar-nuk-ka-te-lenduar"

Maqedoni

Gazeta Express

06/01/2026 15:19

Digjet një veturë në Gostivar, nuk ka të lënduar

Maqedoni

Gazeta Express

06/01/2026 15:19

SPB Tetovë njofton se në Gostivar është djegur një veturë, por nuk ka pasur persona të lënduar.

“Më 05.01.2026, në ora 13:25, në DPB Gostivar është denoncuar se në një parking pranë udhëkryqit të rrugëve “Goce Dellçev” dhe “Vëllezërit Gjinovski” është përfshirë nga zjarri automjeti “Golf” me targa të Gostivarit, pronë e Sh.B. (60) nga fshati Gradec.

Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Gostivar. Ekspertizën në vendngjarje e ka kryer ekipi i DPB Gostivar”, thonë nga SPB Tetovë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement