Një barnatore është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, në një konfirmim për Klankosova.tv, tha se zjarrfikësit kanë depërtuar në pjesën e brendshme dhe kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta fikin zjarrin.
Megjithatë, Veseli shtoi se gjatë shikimit të vendit të ngjarjes, në pjesën e jashtme është vërejtur një sëpatë dhe xhama të thyer.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa për shkak të dëmeve të shkaktuara nga tymi dhe zjarri, vlera e dëmit dyshohet të jetë e konsiderueshme.
Lidhur me rastin janë njoftuar edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal, të cilët kanë dalë në vendngjarje për ekzaminim.
Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit. i cili ka urdhëruar që të hapet rasti “Zjarrevënie”.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...