Një kabinë elektrike është djegur në parkingun nëntokësor në hyrje të Bulevardit të Ri në Tiranë.
Shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Sipas informacioneve të deritanishme, ka vetëm dëme materiale.
“Më datë 21.01.2025, rreth orës 19:40, tek parkingu nëntokesor në hyrje të Bulevardit të Ri, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike është djegur një kabinë elektrike. Paraprakisht, raportohet se ka vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.