Digjet ETC, Muharremaj: Zjarrfikës nga komunat përreth bënë përpjekje të vazhdueshme për shuarjen e zjarrit, keqardhje për dëmet - Gazeta Express
string(125) "digjet-etc-muharremaj-zjarrfikes-nga-komunat-perreth-bene-perpjekje-te-vazhdueshme-per-shuarjen-e-zjarrit-keqardhje-per-demet"

Lajme

Gazeta Express

19/01/2025 14:35

Digjet ETC, Muharremaj: Zjarrfikës nga komunat përreth bënë përpjekje të vazhdueshme për shuarjen e zjarrit, keqardhje për dëmet

Lajme

Gazeta Express

19/01/2025 14:35

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj tha se zjarrfikës nga Prizreni, Rahoveci, Mamusha e vende të tjera bënë “përpjekje të vazhdueshme” për shuarjen e zjarrit që e kaploi ETC-në në këtë qytezë.

Muharremaj shprehu keqardhje në një postim në Facebook për dëmet e mëdha materiale që tha se i ka pësuar ETC.

Lexo Edhe:

“Nga orët e para të mëngjesit zjarrëfikësit nga komuna jonë, Prizreni, Rahoveci, Mamusha e lokacione tjera, kanë bërë përpjekje të vazhdueshme, në shuarjen e zjarrit. Shprehim keqardhje për dëmet e mëdha materiale që ka pësuar ETC”, shkroi ai.

Muharremaj tha se “situata është nën kontrollë dhe njëkohësisht po vazhdohet me kujdestari deri në evitimin e plotë të rrezikut”.

Pronari i ETC-së, Ramiz Kelmendi, tha më herët se dëmet materiale që u shkaktuar nga zjarri janë mbi 3 milionë euro.