Digjen tre vetura në Shkup, nuk ka të lënduar - Gazeta Express
string(44) "digjen-tre-vetura-ne-shkup-nuk-ka-te-lenduar"

Digjen tre vetura në Shkup, nuk ka të lënduar

Gazeta Express

24/01/2020 11:22

Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme në “Bul. Bosna dhe Hercegovina” në një garazh nëntokësorë është djegur një veturë e tipit Golf, nën pronësi të personit D.K. i lindur në vitin 1987.

Përveç kësaj veture pjesërisht janë djegur edhe dy vetura të tjera, një Pezho dhe një Mercedes, që të dyja nën pronësi të personit F.A. Nga ana e njësitit të zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar.

Lexo Edhe:

Raportohet se nuk ka të lënduar, por është shkaktuar vetëm dëm materialë. Ekipet policore kanë dal në vendngjarje dhe po hetojnë rastin.