Dy automjete janë djegur mëngjesin e sotëm në fshatin Sovjan të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se njëri prej mjeteve është djegur plotësisht, ndërsa mjeti tjetër pjesërisht.
Dyshohet se automjetet mund të kenë marrë flakë nga tela të energjisë elektrike që ishin në afërsi.
Nga ana e policisë nuk përjashtohet pista e një zjarrvënie të qëllimshme sa i përket mjetit të djegur plotësish.