Digjen 3 makina në një garazh në Tiranë, dyshohet qëllimisht - Gazeta Express
string(59) "digjen-3-makina-ne-nje-garazh-ne-tirane-dyshohet-qellimisht"

Gazeta Express

03/12/2019 9:00

Digjen 3 makina në një garazh në Tiranë, dyshohet qëllimisht

Gazeta Express

03/12/2019 9:00

Tre makina në një garazh në zonën e Yzberishtit në Tiranë, janë djegur mëngjesin e kësaj të marte.

Makinat kanë qenë të parkuar në garazhin që ndodhet në rrugën 3 Dashnorët në Tiranë, e ndërsa nga hetimet e para dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.

Lexo Edhe:

Tymi i makinave ka shkaktuar shumë panik tek banorët, e për shuarjen  e flakëve janë angazhuar tre zjarrfikëse.

Policia ka nisur hetimet, ku ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të djegies së tre makinave.