Në kuadër të fazës së dhjetë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në banesën e babë e bir në fshatin Fushë Thumanë, u gjetën të kultivuara 140 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Për këtë rast, u vu në pranga një person si dhe u shpall në kërkim djali i tij, për të cilin vijojnë kërkimet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen.
Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.