Platforma televizive – IPKO, në bashkëpunim me Digitalb vazhdon t’i mbulojë ngjarjes kryesore sportive, qoftë në vend apo edhe jashtë tij.
Edhe këtë fundjavë, në kanalet e Super Sport dhe Super Sport Kosova keni se çka të shihni.
E teta e finales së Digitalb Kupës së Kosovës vjen ekskluzivisht në IPKO, pasi pjesa e parë e kampionatit kosovar tashmë ka përfunduar.
Ndërkohë, në ekranet tuaja mund t’i shihni edhe ndeshjet e ligave më të forta evropiane, të cilat po ashtu i sjell platforma më e madhe televizive në vend.
Gjithashtu, në IPKO mund t’i ndiqni edhe aktivitetet nga sportet tjera botërore.
Ballkani – Trepça ’89, derbi i Digitalb Kupës së Kosovës
Ballkani – Trepça ’89 do të jetë ndeshja kryesore e së tetës së finales së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.
Ky çift interesant doli pas shortit të hedhur gjatë mesjavës në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës.
16 skuadra nga tri kategori të ndryshme garuese, do të marrin pjesë në këtë fazë të garave.
Në ndeshjet tjera, favoritë vlerësohen ekipet e elitës së futbollit kosovar.
Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen këtë fundjavë dhe duelet kryesore do t’i transmetojë platforma televizive IPKO përmes kanaleve të Super Sport Kosova.
Siç dihet, fitues aktual i Digitalb Kupës së Kosovës është Feronikeli.
Skuadra që e fiton këtë trofe gjithashtu do ta gëzojë të drejtën e pjesëmarrjes në Europa League.
Digitalb Kupa – E teta e finales
SSK2 E shtunë 12:30 Ballkani – Trepça ‘89
E shtunë 12:30 Vitia – Dukagjini
E shtunë12:30 Drenica – Dardana
E shtunë 12:30 Feronikeli – FC A&N
SSK1 E diel 12:30 Trepça – Vushtrria
SSK2 E diel 12:30 Liria – Ferizaj
E diel 12:30 Gjilani – 2 Korriku
E diel 12:30 Arbëria – Prishtina
Derbi i Manchesterit, super-sfida e javës në Evropë
Premierliga vazhdon të na sjellë ndeshje derbi.
Këtë fundjavë, dueli kryesor në kampionatin anglez, por edhe në futbollin evropian do të jetë ai në mes të Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit.
“Citizens” nuk guxojnë të gabojnë, nëse duan t’i mbajnë gjallë shpresat për titull.
Nga ana tjetër, “Djajtë e Kuq” kanë nevojë për pikë, për t’u ngritur në tabelë.
Lideri, Liverpool pret fitore kundër Bournemouthit si mysafir, kurse Chelsean e pret një udhëtim i vështirë, pasi do ta vizitojë Evertonin.
As Arsenali s’do të ketë punë të lehtë në vizitën që do t’ia bëjë West Hamit.
Në Spanjë, Real Madridi dhe Barcelona i synojnë fitoret e radhës.
“Los Blancos” do ta presin Espanyolin, kurse katalunasit do të kenë punë me Mallorcan.
E në Itali na presin dy ndeshje mjaft interesante.
Interi do të ketë punë me Romën, ndaj të cilës do fitore për ta ruajtur primatin.
Ndërkohë, Juventusi e viziton Lazion, në një tjetër duel me ethe dhe emocione.
Ndërkaq, Milani do ta kërkojë fitoren e dytë rresht në udhëtim, në duel me Bolognan e Blerim Xhemailit.
Ndeshjet kryesore të ligave më të forta evropiane, Premierliga, La Liga e Serie A i transmeton platforma televizive IPKO përmes kanaleve të Super Sport dhe Super Sport Kosova.
Premierliga – Java e 16-të
SSK1 E shtunë 13:30 Everton – Chelsea
SSK1 E shtunë 16:00 Bournemouth – Liverpool
E shtunë 16:00 Tottenham – Burnley
E shtunë 16:00 Watford – Crystal Palace
SSK1 E shtunë 18:30 Manchester City – Manchester United
E diel 15:00 Aston Villa – Leicester City
E diel 15:00 Newcastle – Southampton
E diel 15:00 Norwich – Sheffield United
SSK1 E diel 17:30 Brighton – Wolverhampton
SSK1 E hënë 21:00 West Ham – Arsenal
La Liga – Java e 16-të
SSK2 E premte 21:00 Villarreal – Atletico Madrid
SSK3 E shtunë 13:00 Real Madrid – Espanyol
E shtunë 16:00 Granada – Alaves
E shtunë 18:30 Levante – Valencia
SSK2 E shtunë 21:00 Barcelona – Mallorca
E diel 12:00 Eibar – Getafe
E diel 14:00 Betis – Athletic Bilbao
E diel 16:00 Valladolid – Real Sociedad
E diel 18:30 Leganes – Celta Vigo
E diel 21:00 Osasuna – Sevilla
Serie A – Java e 15-të
SSK1 E premte 20:45 Inter – Roma
E shtunë 15:00 Atalanta – Verona
E shtunë 18:00 Udinese – Napoli
SSK1 E shtunë 20:45 Lazio – Juventus
E diel 12:30 Lecce – Genoa
E diel 15:00 Sassuolo – Cagliari
E diel 15:00 Spal – Brescia
SSK1 E diel 15:00 Torino – Fiorentina
E diel 18:00 Sampdoria – Parma
SSK1 E diel 20:45 Bologna – Milan