Dieta e rekomanduar nga ekspertët që mund t'i parandaloj sëmundjet e zemrës - Gazeta Express
string(74) "dieta-e-rekomanduar-nga-ekspertet-qe-mund-ti-parandaloj-semundjet-e-zemres"

Gazeta Express

28/10/2020 12:36

Dieta e rekomanduar nga ekspertët që mund t’i parandaloj sëmundjet e zemrës

Gazeta Express

28/10/2020 12:36

Hulumtuesit nga Universiteti Saint Louis kanë gjetur se dieta ketogjenike mund të parandaloj në mënyrë të plotë sëmundjet dhe çrregullimet e zemrës.

Ekipi i hulumtuesve, i udhëhequr nga Kyle McCommis, profesor asistent i Biologjisë Molekulare ka analizuar proceset metabolike, të cilat shkaktojnë sëmundje të zemrës.

Lexo Edhe:

Në modele të kafshëve që janë përdorur, minjtë të cilët janë ushqyer me këtë dietë kanë qenë shumë më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.

“Ky studim sugjeron, që konsumimi i një diete me yndyra të mira dhe  reduktimi i karbohidrateve mund të jetë një trajtim i duhur për të parandaluar çrregullimet e zemrës”, tha McCommis.

Gjetjet, të cilat u publikuan në revistën shkencore “Nature Metabolism” më 26 tetor mbështesin idenë se me anë të ushqimeve mund të shërohen shumë sëmundje dhe çrregullime të tjera.

Muskuli i zemrës kërkon sasi të mjaftueshme të energjisë, e cila merret nga përbërës të ndryshëm ushqimorë për të përmbushur kontraksionin kardiak. Për ta përmbushur kapacitetin metabolik, zemra është fleksibile dhe mund të adaptohet me produkte të ndryshme, të cilat me kalimin e kohës mund të shkaktojnë edhe dobësim të funksionit.

Kjo dietë ka për qëllim induktimin e ketozës, një proces metabolik, në të cilin trupi nuk përdor më glukozën si burim energjie por yndyrnat. Disa nga ushqimet që përfshihen në këtë dietë dhe rekomandohen nga nutricistët janë:

Mishi

Perimet

Vezët

Vaji i ullirit

Avokado

Arrat

Lulelakra

Brokoli

Çaji i gjelbër