Duke filluar nga dita e nesërme në thuajse të gjithë territorin e Shqipërisë do të nisin reshjet e shiut dhe të dëborës.
Dita e nesërme do të pasohet me shtimin e vranësirave dhe reshjeve lokale, ndërsa ditën e dielë i gjithë vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut dhe dëborës (zonat malore).
Për më tepër lexoni parashikimin e meteoalb për të shtunën dhe të dielën:
Moti – E shtune, 25 Janar 2020
Sipas MeteoAlb: Pjesa e pare e dites do te jete me kthjelime dhe vranesira te lehta, te cilat shtohen gjate oreve te pasdites dhe mbremjes duke sjell reshje shiu te izoluara ne vend. Ndersa ne zonat e thella malore do te kete shfaqje te debores.
Temperaturat e ajrit do te rriten ne mengjes dhe ne mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -3°C në 17°C.
Era do fryjë e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtësi 45 – 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzimi 4 balle.
Moti – E diel, 26 Janar 2020
Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar do te jete ne ndikimin e vranesirave te shumta te cilat do te sjellin reshje ne vend, KU ne pjesen me te madhe do te jene reshje shiu. NDERSA ne zonat malore parashikohet te kete reshje te pakta debore.
Temperaturat e ajrit do te rriten ne mengjes, POR MBETEN te pandryshuara ne mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -2°C në 17°C.
Era do fryjë e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në det dallgëzimi 4 balle.