“Dielli artificial” i Kinës prek 120 milionë gradë Celcius - Gazeta Express
string(56) "dielli-artificial-i-kines-prek-120-milione-grade-celcius"

“Dielli artificial” i Kinës prek 120 milionë gradë Celcius

AutoTech

Gazeta Express

03/06/2021 1:13

120 milionë gradë Celcius! Kaq është temperatura që arriti brenda 100 sekondave i ashtuquajturi “Dielli artificial” i Kinës.

Bëhet fjalë për një model të ri reaktori bërthamor që prodhon energji nga bashkimi bërthamave të atomeve dhe që po testohet në qytetin Hefei në lindje të vendit.

Lexo Edhe:

Temperatura kulmore që arriti plazma për pak minuta gjatë provave, javën e kaluar ishte 160 milionë gradë Celcius, më shumë se 10 herë më e lartë se në Diell.

Projekti që po zhvillohet nga një grup shkencëtarësh të drejtuar nga Instituti i Shkencave të Fizikës në këtë qytet, që është pjesë e Akademisë kineze të Shkencave.

Shkencëtarët thonë se prova e radhës ka për qëllim të ruajë këtë temperaturë të lartë për të paktën një javë. Qëllimi përfundimtar është krijimi i një burimi energjie të pakufijshme dhe që u përshtatet rregullave për mbrojtjen e mjedisit, për të furnizuar me gjithë energjinë e nevojshme industrinë kineze që prej dekadash, njeh vetëm zgjerim. /Tv Klan