Diella shfaqet me 6 gishta në mesazhin e postuar në Facebook, foto e “ministres” bëhet virale - Gazeta Express
string(90) "diella-shfaqet-me-6-gishta-ne-mesazhin-e-postuar-ne-facebook-foto-e-ministres-behet-virale"

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 14:39

Diella shfaqet me 6 gishta në mesazhin e postuar në Facebook, foto e “ministres” bëhet virale

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 14:39

Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella është shfaqur sot sërish për publikun në ditën e parë të muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Përmes një fjale të shkurtër Diella ka dhënë edhe një mesazh sensibilizues, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e publikut në rrjetet sociale ishte fakti se dora e Diellës kishte gjashtë gishta.

Të shumta kanë qenë komentet ironizuese në faqen e Facebook, çka ka detyruar stafin që mirëmban faqen në rrjetet sociale ta presë pjesën e poshtme të fotos ku dukej dora e Ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale. /Tch