Në një hap inovativ dhe të papritur për administratën publike shqiptare, kryeministri Edi Rama prezantoi sot ministren më të re të kabinetit qeveritar – Diella, anëtarja e parë virtuale e qeverisë.
Me një mandat të posaçëm dhe një strukturë të adaptuar për sfidat e epokës digjitale, Diella do të marrë drejtimin e Prokurimeve Publike në mandatin e katërt qeverisës.
“Ministre e re, Diella, me vulë digjitale që ajo u ka dhënë qytetarëve digjitalë vulat këto vite. Diella, anëtarja e parë jo fizikisht e pranishme, por virtualisht e krijuar, do ketë një strukturë të adaptuar dhe një mandat të posaçëm për të shembur frikërat, barrierat dhe ngushtësitë e administratës”, deklaroi Rama gjatë fjalës së tij.
Emërimi i Diellës vjen si pjesë e një përpjekjeje për të futur teknologjinë dhe inteligjencën artificiale më thellë në funksionimin e shtetit, duke thyer kufijtë tradicionalë të burokracisë dhe duke rritur transparencën në një sektor delikat siç janë prokurimet publike.
Ky vendim sinjalizon një transformim të madh në mënyrën se si qeveria shqiptare e koncepton dhe e ushtron pushtetin administrativ, duke futur teknologjinë jo vetëm si mjet, por edhe si pjesëmarrëse aktive në qeverisje./tvklan.al
Këtë vjeshtë, çantat Lucky Bees janë aksesorët që çdo grua duhet t’i ketë. Me modele tote, crossbody dhe shpine,...