Diella jo vetëm ministre, por edhe këshilltare e Ramës - Gazeta Express
string(53) "diella-jo-vetem-ministre-por-edhe-keshilltare-e-rames"

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 13:01

Diella jo vetëm ministre, por edhe këshilltare e Ramës

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 13:01

Diella nuk do të jetë vetëm ministrja që do të bëjë prokurimet publike, por edhe këshilltarja e kryeministrit Edi Rama në mandatin e katërt.

Këshillën e parë që ia ka dhënë kryeministrit ishte sot, ku Rama ka vendosur ta bëjë publike në rrjetet sociale.

Ai i ka kërkuar mendim për Diellës të cilën e ka pyetur lidhur me situatën e krijuar sot në seancën e parë plenare, ku opozita bllokoi foltoren.

“Diella pa hapjen e parlamentit sot dhe më tha:  Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra!

Si i bëhet, e pyeta

Kurrë mos e pengo kundërshtarin që po gabon, m’u përgjigj”, shkruan Rama.