string(82) "diell-shi-dhe-shkarkime-rrufesh-parashikimi-i-motit-per-sot-dhe-4-ditet-e-ardhshme"

Lajme

Gazeta Express

21/04/2025 7:05

Diell, shi dhe shkarkime rrufesh, parashikimi i motit për sot dhe 4 ditët e ardhshme

Lajme

Gazeta Express

21/04/2025 7:05

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për sot dhe ditët e ardhshme.

Sipas IHMK-së, kjo javë do të karakterizohet me kushte të paqëndrueshme atmosferike.

E hënë- Mot me diell dhe vranësira te shpërndara. Vranësirat gjate ditës vende- vende mund te sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 -12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gardë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

E martë- Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Reshjet mund te shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-11m/s.

E mërkurë- Do të mbajë moti vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat parashihen të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-8/m/s.

E enjte- Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat munde te sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18- 22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

E premte- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8-gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s.