Diell e vranësira, këtë fundjavë më freskët - Gazeta Express
string(42) "diell-e-vranesira-kete-fundjave-me-fresket"

Lajme

Gazeta Express

23/08/2025 7:14

Diell e vranësira, këtë fundjavë më freskët

Lajme

Gazeta Express

23/08/2025 7:14

Mot pjesërisht me diell parashihet ditën e shtunë, megjithëse mbeten vranësira në pjesë të vendit, sidomos përreth zonave malore, duke shfaqur mundësi për ndonjë rigë shiu.  Frynë erë veriore e lehtë dhe mesatare 5-10m/s.  Temperaturat maksimale në rënie, e luhaten ndërmjet 24C e 27C, ndërsa minimalet ndërmjet 13C e 16C.

Mot kryesisht me diell do të mbretëroj ditën e diel.  Temperaturat mbesin të ulëta deri në 24C e 26C, maksimalet, ndërsa minimalet zbresin në 10C.  Ditëve të para të javës së ardhshme, parashihet mot më stabil, me më shumë intervale me diell.  Ditën e hënë kalojnë vranësira, e orëve të pasdites mund të shfaqen kushte për rrebeshe shiu, përreth zonave malore.  Temperaturat gradualisht në rritje.  Maksimalet të mërkurën shkojnë në 30C e 33C.  Era frynë kryesisht nga krahu verior, e lehtë dhe mesatare 4-11m/s.