Diell dhe vranësira mesatare gjatë ditës së sotme - Gazeta Express
string(52) "diell-dhe-vranesira-mesatare-gjate-dites-se-sotme-32"

Diell dhe vranësira mesatare gjatë ditës së sotme

Gazeta Express

26/01/2020 12:02

Moti në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha të diellit, pasdite me erë të lehtë deri të përforcuar mesatare nga drejtimi jugor. Kah fundi i ditës në pjesët perëndimore, ndërsa gjatë natës së të dielës kah dita e hëne në pjesën më të madhe të vendit, do të ketë reshje të shiut, ndërsa në malet më të larta të borës.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus 5 deri në 1, ndërsa ajo e ditës prej 6 deri në 13 gradë.

Lexo Edhe:

Në Shkup do të ketë mot të ndryshueshëm me vranësira. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në minus 3, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 8 gradë.

Të hënën, veçanërisht në orët e paradites, moti do të jetë me vranësira dhe me reshje të shiut, ndërsa në malet më të larta të borës. Pastaj edhe në ditët në vijim deri të enjten do të ketë kushte për reshje të përkohshme, kryesisht në pjesët perëndimore./Gazetaexpress/