Dick Marty, i kërcënuar me vdekje, “i rrëfen të gjitha” në një libër - Gazeta Express
string(64) "dick-marty-i-kercenuar-me-vdekje-i-rrefen-te-gjitha-ne-nje-liber"

Dick Marty, i kërcënuar me vdekje, “i rrëfen të gjitha” në një libër

Lajme

Gazeta Express

09/02/2023 12:44

Ish-senatori zviceran, Dick Marty, ka botuar sot një libër të titulluar “Nën Mbrojtje të Lartë”.

Marty, ish-raportues i Këshillit të Evropës, vazhdon të jetojë nën mbrojtje policore në Tiçino të Zvicrës mbi dyshimet për pranimin e kërcënimeve nga Serbia në vitin 2020.

Lexo Edhe:

Lajmin për botimin e librit të njeriut që në vitin 2011 përpiloi raportin mbi përfshirjen e drejtuesve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në trafikim organesh, e ka raportuar sot gazeta zvicerane “Le Temps”, transmeton Paparaci.

Siç shkruan “Le Temps”, libri “Nën Mbrojtje të Lartë” do të botohet nga shtëpia botuese, Editions Favre.

Megjithatë, media zvicerane nuk zbulon detaje mbi përmbajtjen e librit të shkruar nga Marty.

Gazetari zviceran i “Le Temps”, Michel Guillaume thotë se Marty, i kërcënuar me vdekje dhe viktimë e Ministrisë Publike të Konfederatës Zvicerane, “i rrëfen gjitha këto në një libër të botuar nga Editions Facre”.

Që nga dhjetori i vitit 2020, Dick Marty është vendosur nën mbrojtje të lartë policore.

Siç raportoi televizioni publik i Zvicrës, RTS, 16 muaj kanë kaluar që kur ish-raportuesi i Këshillit të Evropës është vënë në mbrojtje nga policia zvicerane pas kërcënimeve nga anëtarë radikalë të shërbimit inteligjent serb.

Serbia e kishte planin e qartë. Të tentonte vrasjen e Dick Martyt, për ta fajësuar Kosovën. Krejt kjo u zbulua nga vetë Marty në intervistën për RTS.

Sipas autoriteteve, kërcënimi ndaj tij qe konsideruar në shkallën më të lartë.

Sipas “RTS.CH”, Dick Marty ka deklaruar se kërcënimi me shumë gjasa është bërë nga qarqe të caktuara brenda shërbimit inteligjent serb, të cilët kanë kërkuar nga bota kriminale, konkretisht nga vrasësit profesionistë të më likuidojnë thjesht për t’ua vënë fajin kosovarëve”.

“Këta janë veteranë që specializohen në vrasje me porosi dhe nuk kërkojnë shuma të mëdha parash për të hequr qafe dikë”, kishte thënë Marty.