Gjatë një takimi të mbajtur ndërmjet drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, dhe guvernatorit Mads Beyer, është diskutuar mbi zbatimin e marrëveshjes në kuadër të së cilës Qendra e Paraburgimit në Gjilan i është dhënë në shfrytëzim palës daneze.
SHKK-ja njofton se Beyer ka rikonfirmuar përkushtimin e vazhdueshëm të palës daneze për zbatimin e suksesshëm të kësaj marrëveshjeje, si dhe për mbështetjen e Shërbimit Korrektues të Kosovës në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe profesionale.
Ndërkohë, Dibrani, ka vlerësuar bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy institucioneve, duke theksuar se kjo marrëveshje përfaqëson një model unik të partneritetit ndërkombëtar dhe një hap të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të sistemit korrektues në Kosovë.
Sot, FiveStar Fitness ngjitet në skenën e CineStar për një mbrëmje që premton emocion, motivim dhe shumë dhurata për...