Dibër, u konfliktua fizikisht me një qytetar, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arreston efektivin e policisë - Gazeta Express
string(105) "diber-u-konfliktua-fizikisht-me-nje-qytetar-agjencia-e-mbikeqyrjes-policore-arreston-efektivin-e-policise"

Shqiperi

Gazeta Express

03/08/2025 10:51

Dibër, u konfliktua fizikisht me një qytetar, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arreston efektivin e policisë

Shqiperi

Gazeta Express

03/08/2025 10:51

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë V. A., me detyrë N/Specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masava Plotësuese e Kontrollit të Territorit në Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”. 

Arrestimi i tij u bë i mundur pasi nga veprimet e para hetimore, janë krijuar dyshimet e arsyeshme të bazuara në prova e fakte, se punonjësi i policisë me datë 02.07.2025 rreth orës 01.30 në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, Dibër, gjatë kryerjes së detyrës është konfliktuar fizikisht duke kryer dhe veprime arbitrare në dëm të shtetasit F. K., banues në Dibër. Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Dibër.