Dibër dhe Qendër Zhupë, kjo është situata e fundit - Gazeta Express
string(49) "diber-dhe-qender-zhupe-kjo-eshte-situata-e-fundit"

Dibër dhe Qendër Zhupë, kjo është situata e fundit

Gazeta Express

02/04/2020 14:45

Gjendja e sigurisë në rajonin e komunës Dibër dhe Qendër Zhupë, ku është shpallur gjendje krize, është stabile dhe nuk janë regjistruar tubime të qytetarëve në vende publike, nuk ka prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe nuk ka aksidente të regjistruara, informojnë nga MPB-ja, përcjell GazetaExpress.

Në kuadër të masave parandaluese në planin operativ, siç informojnë nga MPB-ja, nëpunësit policorë i kanë realizuar moto-patrullat nëpër mjediset urbane dhe lagjet ndërurbane.

Lexo Edhe:

“Pa pengesa zhvillohet procesi i shërimit të personave të cilët në 14 ditët e fundit ishin në vetëizolim ndërsa sot, nga Dibra do të kthehen dy persona. Në terren, pa problem zhvillohen aktivitetet ndaj personave që janë vendosur nën masa për vetëizolim, mbikëqyrje shëndetësore dhe izolim shtëpiak. Janë evidentuar pesë persona të rinj në vetëizolim dhe janë zbatuar 137 kontrolle ndaj personave në vetëizolim”, qëndron në kumtesë.

Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë me sukses zbatohen masat për kontroll gjatë hyrjes së automjeteve të udhëtarëve dhe të tjerëve, si dhe aktivitetet për dorëzimin e ushqimit, ilaçeve, mjeteve për pajisje higjienike dhe nevoja tjera për qytetarët në dy komunat. Të gjithë personat juridikë të cilët kryejnë dërgesa duhet të paralajmërohen në Shtabin e krizës në telefonin fiks 046/ ‪831 051‬ pas çka, automjetet e tyre me shoqërim policor do të zbatohen deri tek objektet përkatëse tregtare.

Nga MPB-ja përkujtojnë se hyrja është e lejuar vetëm për personat të cilët janë banorë të komunave, ndërsa njëkohësisht është e pamundur, gjegjësisht i ndaluar dalja për të gjithë qytetarët e bllokuar në zonat e dy komunave./GazetaExpress/B.Lika/