Dialogu me Serbinë e Banjska, Costa: Të fokusohemi tek e ardhmja, të gjithë kemi pasur probleme me fqinjët - Gazeta Express
string(104) "dialogu1-me-serbine-e-banjska-costa-te-fokusohemi-tek-e-ardhmja-te-gjithe-kemi-pasur-probleme-me-fqinjet"

Lajme

Gazeta Express

03/06/2026 16:31

Dialogu me Serbinë e Banjska, Costa: Të fokusohemi tek e ardhmja, të gjithë kemi pasur probleme me fqinjët

Lajme

Gazeta Express

03/06/2026 16:31

Ditën e sotme, Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka zhvilluar një vizitë në Kosovë, ku ka takuar liderë politikë të vendit.

I njëjti, pas takimeve, ka pasur edhe një konferencë për media. Aty, Costa, është pyetur për vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi në nivel të lartë, dhe, për llogaridhënien që BE’ja do të kërkojë ndaj Serbisë, lidhur me sulmin terrorist në Banjskë.

Costa, duke marrë shembull krijimin e BE’së dhe bashkëpunimin e Gjermanisë dhe Francës, tha se, ‘’të gjithë kemi pasur probleme me fqinjët tanë’’, porse, shtoi Costa, ‘’duhet të vendosim çfarë duam t’i japim më shumë vlerë, të ardhmes apo konflikteve’’, përcjell Gazeta Express.

‘’Shikoni, Bashkimi Evropian është një projekt paqeje. Bashkimi Evropian lindi nga hiri i Luftës së Dytë Botërore. Ai lindi kur ish-palët ndërluftuese, veçanërisht Gjermania dhe Franca, vendosën ta tejkalojnë historinë e tyre dramatike dhe të përqendrohen në një të ardhme të përbashkët dhe të begatë. Kjo është historia e Bashkimit Evropian dhe ky është edhe vizioni i tij për të ardhmen. Të gjithë ne kemi pasur probleme me fqinjët tanë në të kaluarën. Ndonjëherë probleme shumë, shumë, shumë të rënda. Por duhet të vendosim se çfarë duam t’i japim më shumë vlerë: të ardhmes sonë të përbashkët apo konflikteve që kemi pasur me njëri-tjetrin në të kaluarën. Duhet të fokusohemi te e ardhmja’’, ka thënë ai.

Tutje, Costa, shtoi se fokusi duhet të mbahet tek e ardhmja.

‘’Dhe ajo që po them këtu është e njëjta gjë që po them edhe në Beograd. Nëse është e rëndësishme që Bashkimi Evropian të angazhohet në këtë dialog, është po aq thelbësore që edhe Beogradi të angazhohet në të. Për këtë, natyrisht, secili duhet të veprojë me mirëbesim dhe të njohë atë që duhet të njihet, por duke e mbajtur fokusin te e ardhmja’’, ka deklaruar ai. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement