Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur gjatë mbrëmë në Pressing në T7 për të gjitha ngjarjet që së fundmi kanë ndodhur në Kosovë.
Abdixhiku ka shpalosur të gjitha problemet që sipas tij, Kurti ia solli Kosovës, duke përfshirë mosmbajtjen e premtimeve që i dha para të bëjeh kryeministër.
Ai pohoi se Qeveria Kurti nuk ka mbajtur premtimet që ia bëri elektoratit në zgjedhjet e kaluara. Teksa numëroi punët që nuk arriti t’i kryejë Qeveria Kurti, Abdixhiku u zotua se vendimi i tij i parë si kryeministër i vendit do të jetë rritja e koeficientit në sektorin publik, në javën e parë të qeverisjes së tij, si dhe rritja e pensioneve.
”Nuk do të merrem me Kurtin, por me të ardhmen e këtij vendi, pagat në javën e parë do të rriten dhe pensionet…”, tha Abdixhiku mbrëmë në Pressing, transmeton Express.
Kreu i LDK-së, tregoi jetën e vështirë të një çifti nga Podujeva që tha se ka takuar së fundmi nga dalja e tij në terren.
“Kam taku një çift të ri nga Podujeva, të cilit qeveria katër vite më parë i ka premtuar disa gjëra bazike. Dytë punojnë në sektorin publik, u është premtuar rruga Prishtinë-Podujevë të përfundojë për një vit, sot dytë kalojnë nga 1.5h-2h maltretime në atë rrugë, dyve u është premtuar që do të ketë rritje të pagave në vazhdimësi, u është premtuar banim me 150 euro, dytë janë mashtruar. Të dyve u është premtuar çerdhe 140 çerdhe, s’janë bërë as katër më shumë kanë bërë komunat sesa qeveria”, tha Abdixhiku.
“Një qeveri që nuk arriti t’i bëjë as 4 çerdhe për 4 vjet”, tha Abdixhiku.
Ai gjithashtu ka thënë se Qeveria e Albin Kurtit për katër vjet mandat i ka shtruar vetëm 2 kilometra rrugë shtesë.
Sipas tij, Qeveria ka menaxhuar 12 miliardë euro dhe ka shtruar vetëm dy kilometra rrugë.
Tutje, Abdixhiku ka pyetur kosovarët se cila është gjendja e tyre sot krahasuar me katër vite më parë.
“Unë i pyes kosovarët sot a jeni më mirë sesa keni qenë para 4 vite. A janë fëmijët në shkolla më të mira, a janë spitalet më të mira, a janë rrugët më të mira”.
“Kjo Qeveri për katër vite i ka shtruar vetëm 2 kilometra shtesë rrugë në Kosovë. Katër vite 2 kilometra rrugë janë shtruar”, ka thënë Abdixhiku.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dha edhe një premtim publik në Pressing në T7 se si kryeministër do t’i mbajë përgjegjës njerëzit e tij përreth, të cilët në rast se korruptohen nuk do t’i mbrojë por do t’i përndjekë krah me drejtësinë.
Këtë zotim, Abdixhiku e dha duke përmendur disa emra të afërt me pushtetin aktual, të cilët njihen për afera korruptive.
“Nuk marrë garanca që një njeri nuk korruptohet brenda rrethit tim, por të jeni të garantuar që do ta vendosi para drejtësisë i pari, jo në mbrojtje por në përndjekje para drejtësisë barabartë më sistemin tjerër”.
“Secili njeri që e zhbën mundin tim, bashkëpunëtorëve të mi, gjithë këtë energji e kohë që po japim për rregullim të këtij vendi, për përfitime personale do të përballet me një gjë të tillë për këtë jeni të garantuar. As s’do ta mbrojë Martin Berishaj nesër, as Rdivanin e grurit nesër, as mafinë energjetike të Nagipt nesër qofshin ata njerëzit më të afërt të mi”, u shpreh Abdixhiku në Pressing, transmeton Express.
“Marrë garanca vetëm për vetën, por të jeni të sigurtë që si kryeministër do t’i mbajë secilin përgjegjës prej tyre”, u zotua ai.
“Sot Kosova ka 2 mijë e 123 kontrata njëburimore…270 milionë euro të dhëna me negocim në Kosovë, nuk ka qeveri në historinë e Kosovës që ka dhënë 272 milionë euro negocim”, tha Abdixhiku.
Sipas kreut të LDK-së, rritja e pensioneve për 20% është e pamjaftueshme.
Ai në “Pressing” të T7, ka thënë se kjo rritje e pamjaftueshme erdhi në kohën kur do të nis fushata zgjedhore për votimet e 9 shkurtit.
Tutje, ai është zotuar që nëse i fiton zgjedhjet në javën e parë të qeverisjes nuk do të ketë pension nën 150 euro.
“Rëndësi ka që njerëzit e Kosovës pas katër viteve pritje, pensionistët e Kosovës që një pjesë e tyre kanë jetuar në kushte rënda përballueshmërisë, me rritje çmimeve si as njëherë më parë në histori të Kosovës. Në prag të fushatës elektorale marrin lajmin për rritjen e pensionëve edhe atë pamjaftueshëm. Inflacioni në Kosovë për katër vite është 22%, e rrit pensionet 20% nënkupton që je mangu”.
“Këta pensionist do të kenë rritje të pensioneve që në javën e parë të qeverisjes. Nuk do të ketë pension më të vogël se 150 euro”, ka thënë Abdixhiku.
Ai iu tha pensionerëve “merrni paratë”, por iu kërkoi “që mos t’i besojnë kësaj qeverie”, që sipas Abdixhikut është duke i mbajtur peng.
“Me ndërtu infrastrukturë nuk është shkencë raketore”, ka thënë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, gjatë intervistës në “Pressing” të T7, teksa ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesë investimesh në shëndetësi.
Kështu, Abdixhiku ka premtuar një spital të ri, pra qendër klinike që do të kushtojë 250 milionë euro. Ka thënë se ky zotim do të realizohet brenda mandatit.
E për lokacionin ku është sot Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), Abdixhiku tha se ajo hapësirë duhet të shfrytëzohet më pas për çështje kulturore.
“Do të ndajmë 250 milionë euro për spitalin e ri. Një spital i ri me pajisjet më moderne të mundshme, dhoma me dy shtretër, banjo e pajisje oksigjenit për secilin pacient. Po flas për Qendër Klinike Universitare të re, dhe kjo hapësirë të lirohet për çështje kulturore. Këto janë 16 hektarë që duhet të shfrytëzohen për aktivitete të tjera. Unë po flas për Spitalin e Ri”, ka thënë Abdixhiku.
Tutje, ai ka thënë se qytetarët e Kosovës brenda vitit shpenzojnë 130 milionë euro shëndetësi jashtë shtetit.
Kështu, ai tha se një spital i ri do të ishte në dobinë e qytetarëve,
“Ky premtim brenda mandatit dhe është lehtë i realizueshëm. Shqiptarët e Kosovës dhe grupet e tjera etnike i harxhojnë brenda një viti 130 milionë euro shëndetësi jashtë Kosovës. Unë po flas për 250 euro milionë spital të ri në Kosovë”, ka thënë Abdixhiku.
Abdixhiku, ka thënë se nuk ka akt më patriotik se sa kujdesi për mirëqenie të qytetarëve.
Ai në emisionin Pressing në T7, ka thënë se “Kosova nuk e ka luksin të ekzistojë në mediokritet”.
“A është patriotizëm të flasësh çështje të akuzave e njëfarë romantizmi kështu masiv, apo t’i mbajmë njerëzit në Kosovë. A është patriotizëm të bëjmë ministrinë e Familjes siç e kam ndërmend ta bëj unë”, ka thënë Abdixhiku.
Abdixhiku ka përmendur sërish themelimin e Ministrisë së Familjes.
“Të jesh i sigurt që me mua brenga financiare të rritjes së fëmijës nuk do të jenë. Jam zotuar që çdo fëmijë që lind në Kosovë t’i mbulojë shpenzimet për 1 vit”, ka thënë Abdixhiku.
Prandaj ai u shpreh i bindur se mund ta bëj këtë të ardhme, sepse sipas tij, LDK ka të gjitha mjetet, programin politik dhe ekipin më të mirë në Kosovë.
“Nuk merrem me asnjërin, unë merrem me të ardhmen. Unë jam i bindur se mund ta bëj këtë të ardhme, jam i bindur se i kam të gjitha mjetet për ta bërë këtë të ardhme. Jam i bindur që kam programin politik dhe ekipin më të mirë në Kosovë për ta bërë këtë të ardhme”, ka thënë Abdixhiku.
“Unë për këtë do të flasë, do t’ju jap qytetarëve të Kosovës, rinisë së Kosovës, qytetarëve, njerëzve si ju projeksionin e Kosovës që nuk ke nevojë të frikësohesh prej shtetit”, deklaroi Abdixhiku.
Në planin e tij qeverisës, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, i cili tregoi bindjen se partia e tij do të dalë fituese në zgjedhjet e 9 Shkurtit, duke folur për dialogun ka përmendur SHBA’të.
Abdixhiku theksoi se nuk ka zgjidhje pa përfshirjen amerikane në Dialog.
“Që në muajt e parë do të ulem të bëjë marrëveshje të drejtpërdrejtë – ekskluzive me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çështjen e Dialogut, obligimeve të Kosovës, shpëtimit të Kosovës prej planeve të Kurtit”.
“Nuk është zhvilluar asnjëherë pa përfshirjen amerikane dhe nuk mund të zgjidhet pa përfshirjen amerikane (dialogu) …”
“Unë dua që dialogun ta mbajë në Uashington. Gabimi më i madh i kësaj qeverie është zhvendosja e dialogut prej Ushingtonit në tryeza të parëndësishme, pa njohje, me masa edhe me përplasje historike me SHBA-në”
“Do të flasë me SHBA dhe të bëjë një marrëveshje siç kemi bërë në Rambuje e në Vjenë dhe në të gjitha etapat jetike të Kosovës. SHBA do të jetë garant, do të shkojë në SHBA të bëjë marrëveshje të drejtpërdrejtë për t’i bindur…”, u shpreh Abdixhiku në Pressing, transmeton Express.
Ai beson se Marrëveshja e Ohrit është e dëmshme për Kosovën.
Abdixhiku, ka thënë se Serbia e dëshiron Kosovën të izoluar ndërkombëtarisht dhe të dobët ekonomikisht.
Ai ka vënë theksin te ekonomia, duke thënë se është shumë e rëndësishme për qytetarët e Kosovës, pasi përballen çdo ditë me të.
Abdixhiku tha se nuk ka akt më patriotik për Kosovën se sa të jemi të fortë ekonomikisht
“Nuk ka akt më të madh patriotik për Kosovën sesa të jetë e fortë ekonomikisht. Kur e ke ekonominë e fortë, mirëqenien e qytetarëve, kur ke edukim cilësor për të ardhmen, shëndetësi për njerëzit e tu, atëherë je patriot”.
“Serbia ka qëllime historike destruktive ndaj popullit shqiptar të Kosovës dhe Kosovës, kjo nuk është çështje. Vuçiqit nuk dallon prej regjimeve paraprake në Serbi. Por, edhe Vuçiqi edhe Serbia kanë një qëllim Kosovën ta mbajnë të izoluar ndërkombëtarisht, e të dobët ekonomikisht”, ka thënë Abdixhiku.
Agjencia Kosovare e Privatizimit (“Agjencia”) i njofton palët e interesuara me Vendimet e Bordit të Drejtorëve, BD 213/10, të...