string(65) "dialogu-kosove-serbi-ne-bruksel-sorensen-sot-ka-takuar-petkoviqin"

Lajme

Gazeta Express

03/06/2025 12:41

Dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel, Sorensen sot ka takuar Petkoviqin

Lajme

Gazeta Express

03/06/2025 12:41

Ka përfunduar takimi i emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, në Bruksel.

Pas takimit të tyre pritet të mbahet një takim tjetër mes ekipeve të ekspertëve të BE-së dhe atyre të Beogradit ku do të marrë pjesë edhe Petkoviq.

Sorensen dje është takuar me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, i cili pas takimit tha se në plan ishte një takim trepalësh, por se ekipi i Serbisë është përballur me vonesa gjatë shkuarjes në Bruksel.

Ky është rundi i parë i dialogut që po udhëheq Sorensen që nga marrja e mandatit në shkurt./Express/

aaaaa