Dialogu Kosovë- Serbi, Lajçak flet për takimin me Ambasadorin Hill në Bruksel: Shkëmbyem ide dhe planifikuam hapat e ardhshëm - Gazeta Express
string(122) "dialogu-kosove-serbi-lajcak-flet-per-takimin-me-ambasadorin-hill-ne-bruksel-shkembyem-ide-dhe-planifikuam-hapat-e-ardhshem"

Dialogu Kosovë- Serbi, Lajçak flet për takimin me Ambasadorin Hill në Bruksel: Shkëmbyem ide dhe planifikuam hapat e ardhshëm

Lajme

Gazeta Express

08/12/2023 22:05

I dërguari special i Bashkimit Evropian në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, është takuar në Bruksel me ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill.

Teksa ka njoftuar për takimin, Lajçak ka thënë se bashkëpunimi mes BE-së dhe SHBA-së në dialog është i shkëlqyer.

Lexo Edhe:

“Është kënaqësi të shohësh Ambasadorin Hill në Bruksel këtë javë! Është gjithmonë e dobishme të shkëmbesh mendimet dhe të planifikosh hapat e ardhshëm. Jam mirënjohës për bashkëpunimin e shkëlqyer BE-SHBA në dialog”, ka shkruar emisari evropian në rrjetin social “X”.