Dialogu Kosovë-Serbi konsiderohet i vështirë pa presidentin Thaçi - Gazeta Express
string(65) "dialogu-kosove-serbi-konsiderohet-i-veshtire-pa-presidentin-thaci"

Dialogu Kosovë-Serbi konsiderohet i vështirë pa presidentin Thaçi

Gazeta Express

11/07/2020 22:47

E shoqëria civile po e sheh Kosovën më të dobët këtë herë në dialog.

Sipas tyre, mosuniteti politik dhe mosprezenca e presidentit në këtë proces e lë më mbrapa vendin.

Lexo Edhe:

Njohësit e politikës po thonë se mungesa e Thaçit e dobëson Kosovën në dialog

Të hënën Presidenti, Hashim Thaçi merr rrugën për në Hagë.

Atje do të intervistohet nga Gjykata Speciale.

E për shkak të këtij procesi, Thaci do t’i mungojë takimeve të dialogut Kosovë – Serbi.

Kjo mungesë, e presidentit në skenën politike e në procesin e dialogut me Serbinë po i hap rrugë krijimit të një qeverie gjithëpërfshirëse.

Por krijimi i një ekzekutivi të tillë nuk do të jetë i lehtë.

Meta tutje thekson që në këtë situatë në të cilën gjendet Kosova është e nevojshme gjendja e një zgjdhje.

Ndërkohë edhe Donika Emini, thekson që mungesa e presidentit në bisedimet me Serbinë do e dëmtoj Kosovën.

Ndër emrat e përmendur në opinion për t’u kandiduar për postin e presidentit është ambasadorja Vlora Çitaku. E vec saj po flitet edhe për Edita Tahirin, e  poashtu edhe për këshilltarin politik të Thacit, Blerim Shala.

T7 ka provuar qe te marr një përgjigje nga te lartpërmendurit por të njëjtit nuk i janë përgjigjur interesimit te televizionit për këtë çështje.