Amad Diallo edhe zyrtarisht është futbollist i Manchester United.
Tashmë është e kryer.
Amad Diallo ka arritur në Angli dhe tashmë ka
kompletuar transferimin nga Atalanta te Manchester Unitedi.
Anësori 18 vjeçar do t’i kushtojë Djajve të
Kuq së paku 37 milionë funte, raporton Express.
Ai është shprehur shumë i lumtur që do ta veshë
fanellën e një klubi si United.
“Është ëndërr e bërë realitet, më në fund kompletova transferimin te United. Kam punuar shumë që një ditë të bëj këtë hap dhe të arrij në një klub kaq të madh”, tha Diallo. /Gazeta Express/