Diabeti- si ta trajtoni me ushqime - Gazeta Express
string(33) "diabeti-si-ta-trajtoni-me-ushqime"

Gazeta Express

13/12/2019 15:31

Diabeti- si ta trajtoni me ushqime

Gazeta Express

13/12/2019 15:31

Një nga faktorët kryesorë për parandalimin por edhe trajtimin e sëmundjes së diabetit padyshim që është ushqimi.

Ekzistojnë disa ushqime që etiketohen shumë të dëmshme, prandaj nuk duhet kurrsesi t’i konsumojnë personat që vuajnë nga diabeti. Nga ana tjetër, ekzistojnë ushqime që e menaxhojnë dhe e trajtojnë diabetin aq sa insulina apo barnat e tjera.

Lexo Edhe:

Disa nga ushqimet që nuk duhet t’i përdorni janë: buka e bardhë, patatet e skuqura, produktet me sheqer industrial dhe orizi i përpunuar dhe produktet e bulmetit me shumë yndyrë.

Gjithashtu disa ushqime, që duhet t’i konsumoni patjetër janë: perimet e freskëta të gatuara vetëm me avull, spinaqi, rukola, djathi, qumështi me pak yndyrë, arrat, avokadot, vajrat bimore,  produktet që nuk përmbajnë kripë.

Sipas ekspertëve, nuk këshillohet që të përdoren perimet e konzervuara, perimet e gatuara me shumë gjalpë, djathë apo salcë, turshitë, dhe kripa e tepërt. /Express