Diabeti është i menaxhueshëm, duhet vullnet - Gazeta Express
string(42) "diabeti-eshte-i-menaxhueshem-duhet-vullnet"

Diabeti është i menaxhueshëm, duhet vullnet

Syzana Hajradini

19/02/2020 15:58

Diabeti është një sëmundje kronike që karakterizohet nga rritja e nivelit të glukozës apo sheqerit në gjak, për arsye se organizmi nuk ka mundësi të prodhojë insulinë, prodhimi është i pamjaftueshëm dhe është pamundësia e veprimit të insulinës në qelizat e organizmit.

Kjo sëmundje që ndryshe quhet si sëmundja e sheqerit, zgjatë tërë jetën dhe prek miliona njerëz në tërë botën, raporton emisioni #gjesi në T7.

Lexo Edhe:

 Sipas ekspertëve, disa nga simptomat e para të kësaj sëmundje janë nevoja e shpeshtë për të shkuar në tualet, e posaçërisht gjatë natës, etja e madhe, lodhja e humbja në peshë.

Sidoqoftë, ekzistojnë disa lloje të diabeteve, e këtë e tregon endokrinologu i Spitalit Amerikan, Genc Shala.

Endokrinologu tregon se diabeti nuk mund të përkeqësohet nëse pacienti i përmbahet rregullave të caktuara.

 Mirëpo, mund të përkeqësohet atëherë kur pacienti merr ndonjë infeksion. Pra, në përgjithësi diabeti është i menaxhueshëm nëse ekziston vullneti për ta mposhtur atë./Express/