Di Maria tregon si e shqeu letrën e Realit pa e lexuar, i kërkuan të mos luajë n’finale - Gazeta Express
string(85) "di-maria-tregon-si-e-shqeu-letren-e-realit-pa-e-lexuar-i-kerkuan-te-mos-luaje-nfinale"

Di Maria tregon si e shqeu letrën e Realit pa e lexuar, i kërkuan të mos luajë n’finale

Gazeta Express

29/03/2020 23:01

Angel Di Maria është rikthyer të flasë për atë që i ndodhi në vitin 2014, kur pas një sezoni mbresëlënës dhe triumfit në Champions League me Real Madridin pas 12 viteve, u largua nga “Santiago Bernabeu”.

Ai ka thyer heshtjen dhe pas pothuajse gjashtë vjetësh, ka treguar se si pranoi letër para finales së Kupës së Botës në vitin 2014, ku ishte kërcënuar nga Real Madridi që të mos luajë kundër Gjermanisë.

Lexo Edhe:

Reali donte të evitonte një lëndim të rrezikshëm që e ka pranuar edhe vet Di Maria, pas dëmtimit kundër Belgjikës.

“Mora një goditje gjatë ndeshjes me Belgjikën. Këmba ime nuk ishte mirë, por doja të luaja. Nuk më interesonte nëse nuk do të kthehesha dhe të luaj futboll përsëri. Është diçka që më thanë se mund të ndodhë, por për mua ishte finale e Kupës së Botës, ishte finalja ime”, tha el Fideo.

“Unë e dija se do të më shisnin sepse kishin vendosur që James të shkojë në Real Madrid, lojtar që ishte caktuar të luajë në vendin tim. Kur më erdhi karta nga Real Madridi e kuptova gjithën. Pa e hapur, e shqeva. Nuk doja ta lexoja, as ta shikoj. Ai që duhej të merrte vendimin të luajë apo jo isha vetëm unë”, shtoi Di Maria në një intervistë për programin “Mund të Flasim” në “Telefe”.

“I thashë Sabellas se të luaja në atë ndeshje, ishte gjithçka për mua, por ai në fund zgjodhi Perezin”.

Di Maria ishte më i miri në Madrid atë sezon (2013/14) por në fund Florentio Perez preferoi James Rodriguezin para argjentinasit, derisa atë verë u ble edhe Toni Kroos.

Në fund, pas shitjes së Di Marias, Reali mbeti pa titull dhe u shkarkua Carlo Ancelotti, vetëm Zinedine Zidane me ardhjen në janar stabilizoi Realin për të fituar tre Champions League me radhë. /Gazeta Express/