Portieri i Juventusit, Michele Di Gregorio, është detyruar të çaktivizojë seksionin e komenteve në rrjetet sociale pas kërcënimeve dhe fyerjeve ndaj tij dhe familjes, që pasojnë një seri paraqitjesh jo bindëse për “Bianconerët”.
Muaji shkurt nuk ka qenë i favorshëm për Juventusin, që ka humbur katër nga pesë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet: eliminim 3-0 nga Atalanta në Coppa Italia, një humbje e diskutueshme 3-2 ndaj rivalëve Interit në “Derby d’Italia”, një disfatë 5-2 nga Galatasaray në Ligën e Kampionëve dhe një humbje 2-0 në shtëpi ndaj Comos në Serie A.
Di Gregorio ka marrë gjithashtu kritika për një seri paraqitjesh të dobëta në portë gjatë sezonit.
Në disa ndeshje, Juventusi ka pësuar gola që portieri duhej t’i kishte parandaluar, përfshirë përballë Interit, Borussia Dortmundit, Sporting CP, Fiorentinës, Lazios, Galatasarayt dhe Comos.
Këto paraqitje zhgënjyese kanë sjellë fyerje dhe kërcënime në rrjetet sociale.
Disa e kanë quajtur ‘Interista’, duke marrë parasysh se ai ka lindur në Milano dhe ka kaluar rreth 20 vjet tek Inter isi i ri.
Të tjerë e kanë cilësuar si ‘përgjegjësi negative’ ose madje si ‘copë m*ti’.
Sipas disa mediave, të martën mëngjes, Di Gregorio ka marrë kërcënime më serioze ndaj tij dhe familjes, gjë që e ka shtyrë të çaktivizojë seksionin e komenteve në profilin e tij në “Instagram”.
Mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, ka marrë një masë të ngjashme kohët e fundit pas fyerjeve nga tifozët pas “Derby d’Italia” të diskutueshëm mes “Nerazzurrëve” dhe Juventusit më herët këtë muaj./GazetaExpress/