“Di gjë ku e ke Talo Çelën?”, Salianji-Çuçit: Vis Martinajn e lajmëruat 5 minuta para që të largohej nga hoteli - Gazeta Express
string(106) "di-gje-ku-e-ke-talo-celen-salianji-cucit-vis-martinajn-e-lajmeruat-5-minuta-para-qe-te-largohej-nga-hoteli"

Shqiperi

Gazeta Express

06/10/2022 11:30

“Di gjë ku e ke Talo Çelën?”, Salianji-Çuçit: Vis Martinajn e lajmëruat 5 minuta para që të largohej nga hoteli

Shqiperi

Gazeta Express

06/10/2022 11:30

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka thirrur në interpelancë ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçin për ndërtimet pa leje si edhe për situatën e krimit në vendin tonë.

Ministri i Brendshëm, renditi objektivat e dikasterit që drejton duke theksuar ndër më kryesoret është ulja e kërcënimit dhe ndikimit të krimit të organizuar. Ai bëri me dije se do të reformohet Policia Kriminale, të cilën e sheh si nevojë emergjente.

Lexo Edhe:

“Objektivat janë e para dhe më kryesorja ulja e kërcënimit dhe ndikimit të krimit të organizuar. Si do bëhet kjo? Së pari me reformimin e Policisë Kriminale. Është një proces që e kemi nisur, është i gjatë dhe kompleks. Po identifikojmë pikat e forta dhe të dobëta për formën dhe mënyrën optimale të organizimit të saj në nivel qendror dhe në nivel vendor për kompetencat që duhet dhe do të ketë, për impaktin që do të ketë kjo reformë dhe që pritet të ndryshojmë edhe kuadrin ligjor si rezultat i reformimit. E them pa hezitim se kjo reformë është nervi kryesor që përshkron çdo objektiv dhe nënobjektiv të Ministrisë së Brendshme për çështje që lidhen me krimin e organizuar”, u shpreh Çuçi.

Salianji ka përmendur disa prej emrave më të njohur të botës së krimit. Në lidhje me fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martina i cili rezulton i zhdukur prej muajit gusht, Salianji ka bërë një deklaratë të fortë. Sipas tij 5 minuta se të bëhej kontrolli në hotel i është dërguar mesazh të shumëkërkuarit që të largohej. Informacioni sipas Salianjit po qarkullon në policinë e shtetit.

“Policia e Shtetit matet me objektiva konkretë. Të ka thënë ish-Drejtori jot i Përgjithshëm që për operacionin “Plumbi i Artë” ka konfirmuar se është dekonspiruar dhe nga 32 persona ju arritët të kapë 18 persona. Ju kanë ikur personat me rekordet më të tmerrshme. Di sot gjë ku e ke Talo Çelën? Nuk mund të të themi dot gjë që kur Daily Mail pavarësisht se e kemi ruajtur etikën se është rrjedhje nbga hakerimi, por kur Daily Mail di që ai qarkullon në mes të qytetit policia ka informacion dhe nuk ka asnjë veprim. I nxirrni policët nga dy turne për t’i mbajtur kot nëpër postoblloqe, kjo duket që nuk ka vullnet. Ku e keni Suel Çelën? Di gjë ku ndodhet sot? Po Fatos Goga, Florenc Çapja, Kamer Meja, Ervis Martinaj që nuk jepni dot përgjigje sot gjallë a vdekur lëre më ta kërkoni?! Ndërkohë që ju e dini dhe po ua them këtu atë që qarkullon nën zë në të gjithë drejtuesit e policisë. 5 minuta para se të shkonte në hotel Policia e Shtetit e keni lajmëruar për t’u larguar sepse keni pasur tjetër plan. Eljo Birti, Festim Qoli, Alket Xhixha, Aleks Çela? Vetëm në një operacion i ke këta. Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë thotë më ka rrjedhur informacioni. Ka njeri përgjegjësi këtu? E ka ai tjetri. E kuptoj unë këtë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se të kam marrë shifrat dhe prandaj të kam pyetur cili është objektivi. Ju e keni hequr vetëm se ka pasur lidhje me SHBA. Këto të tjerat janë përralla”, u shpreh Salianji.

Ndër të tjera Salianji tha se policia kapet nga kriminelët sepse efektivët kanë rroga të ulëta dhe nuk marrin asnjë qindarkë për orët shtesë.

“Duhet të kërkoni ndjesë se partia juaj ka dalë dhe ka thënë grupi çiftelia. Sot i ke drejtorët më të rëndësishëm pjesë e atij grupi. Dilni thuajini qytetarëve shqiptarëve. Nuk bëhen vrasjet me matematikë se keni krijuar pasiguri. Nuk ka punë polici e shtetit. Ke thuajse 300 vrasje të pazbuluara. S’kapni dot as këto që ju sjell SPAK se keni deputetët e kapur. Që nga korriku nuk i jepni asnjë orë shtesë pagese. Si do e luftojnë kriminelin ata? Në vend që të kapë polici kriminelin, kap krimineli policin. Shihni si e kalojnë në këmbë dhe s’keni çfarë i bëni. I kap dot oligarkët? Ju jeni të fortë me të dobëtit dhe të dobët tmerr me të fortët”, tha Salianji.

/Gazeta Express